image Dalin formacionet zyrtare të ndeshjes Romë-Napoli

Futboll

Sport/ Dalin formacionet zyrtare të ndeshjes Romë-Napoli

news image

Roma dhe Napoli do të përballen në kryendeshjen e javës së 11-të në Serie A, në “Olimpico”. Verdhekuqtë vijnë me shumë mungesa, teksa surpriza më e madhe është përfshirja e Mert Cetin si titullar.

Qendërmbrojtësi do të luajë krah Smalling në prapavijë, teksa i vetmi lajm i mirë për trajnerin Fonseca është rikthimi i Cengiz Under, i cili do të jetë në dispozicion pas plot 2 muajve mungesë.

Ndërkohë, te Napoli lajmi i mirë është rikthimi i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili do të jetë rezervist. Ancelotti ka zgjedhur “gardën e vjetër”, pasi i beson emrave si Milik, Insigne apo Mertens.

Roma: Pau Lopez, Spinazzola, Çetin, Smalling, Kolarov, Mancini, Veretout; Zaniolo, Pastore, Kluivert; Dzeko.

Napoli: Meret, Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Mario Rui, Callejon, Fabian, Zielinski, Insigne, Milik, Mertens./Gazeta Sinjali/

Inporti Icon
Inporti Icon
Inporti Icon
Inporti Icon