Napoli përballet me Lazion në ndeshjen përmbyllëse të xhiros së 14-të në Serie A, shkruan Sinjali Sport.
Napolitanët presin në “Diego Armando Maradona” skuadrën nga kryeqyteti Italian, takim që nis në ora 20:45.
Skuadra e Spalletit po kryeson në këtë sezon në eltiën e futbollit italian me 32 pikë dhe humbja e Milanit i motivon që të i ik me pikë vendit të dytë.
Në anën tjetër mysafirët kanë 21 pikë në pozitën e gjashtë.
Formacionet janë publikuar, ku nga fillimi paraqiten Rrahmani dhe Hysaj, kurse Muriqi e Strakosha mbesin në bankën rezervë edhe sot.
NAPOLI (4-3-3) Ospina – Di Lorenzo, Rrahmani, Mário Rui – Lobotka, Fabián Ruiz – Lozano, Zielinski, Insigne – Mertens
LAZIO (4-3-3): Reina; Patric, Luiz Felipe, Acerbi, Hysaj; Milinkovic, Cataldi, Luis Alberto; Felipe Anderson, Immobile, Pedro.