Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në plazhin e Velipojës, përcjell Gazeta Sinjali.
Nga të dhënat e policisë në këtë konflikt kanë mbetur të vdekur katër persona, kurse dy të tjerë janë plagosur.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë.
Ndërkaq mediat raportojnë se viktimat nga shkëmbimi i zjarrit janë; Kujtim Ferracaku 59 vjec, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjec dhe Myzerim Zeneli 20 vjec.
Të plagosurit janë: Hasan Ferracaku 54 vjec dhe Elmedin Tyli 17 vjec./Gazeta Sinjali/