Chelsea përballet me Southampton në fazën e 1/8-ës së finales në ‘EFL Cup’, shkruan Sinjali Sport.
Blutë takohen me skuadrën nga Hampshire, nga ora 20:45 në arenën “Stamford Bridge”.
Ekipi londinez po kalon formë fenomenale në ligë dhe Champions League, ku synojnë të fitojnë të gjitha titujt këtë sezon.
Në tjetrën anë, Southamptoni ka hyrë me një fazë solide, pasi dy ndeshjet e fundit në ligë arritën katër pikë, ku në të dy ballafaqimet startoi ylli shqiptar, Armando Broja, që i shënoi dy gola.
Broja është i huazuar pikërisht nga Chelsea dhe sot do të mungojë, pasi klubi që e ka nën kontratë 20 vjeçarin e ka aktivizuar klauzolën që të mos luajë ndaj klubit të tij.
Pasi mungon sot Broja, skuadra mysafire dhe ajo vendase kanë publikuar 11-shet.
Team news has landed! ???? @ParimatchGlobal | #CheSou pic.twitter.com/S0J3TLOssb
— Chelsea FC (@ChelseaFC) October 26, 2021
Last 16 line-up ????
— Southampton FC (@SouthamptonFC) October 26, 2021
The #SaintsFC side to take on #CFC in the #CarabaoCup: pic.twitter.com/KgOfwcTlco