Kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka, në prag të zgjedhjeve nacionale ka deklaruar se krijimi i një reforme zgjedhore është i domosdoshëm, mirëpo sipas saj partitë politike në vazhdimësi nuk e kanë pasur në agjendë riformimin e procesit zgjedhor
“Zgjedhjet nacionale të 6 tetorit do të mbahen përsëri pa një reformë zgjedhore, e cila është tejet e nevojshme për vendin, mirëpo për krijimin e kësaj reforme nuk kanë shfaqur vullnet asnjëra nga qeveritë e deritanishme”, ka thënë Daka.
Ajo ka deklaruar për “Zërin” se nevoja për reformimin e procesit zgjedhor është kërkesë e gjitha organizatave ndërkombëtare dhe vendore që e monitorojnë procesin zgjedhor në Kosovë.