Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencë për media, pas mbylljes së qendrave të votimit për zgjedhjet e sotme parlamentare, shkruan Gazeta Sinjali.
Kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka, bëri të ditur se pas pak minutave në faqen zyrtare të KQZ-së do të publikohen rezultatet preliminare të këtyre zgjedhjeve.
“Pas disa minutave do të fillojë publikimi i rezultateve të para të zgjedhjeve. Po e përsëris, këto janë rezultate preliminare”, tha ajo.
Ky është linku ku mund ta ndiqni live rezultatin e këtyre zgjedhjeve./Gazeta Sinjali/