Datë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme është vendosur 14 shkurti dhe kësaj radhe do të organizohen pa mbështetjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim me Evropën (OSBE), raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar kryetarja e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.
Daka shkurt për Sinjalin ka thënë “Jo, nuk do të kërkojmë përfshirje të OSBE-së në këto zgjedhje”.
Në nëntor të 2020-së, në zgjedhjet lokale në Mitrovicën e Veriut, ishte hera e parë kur u organizuan zgjedhje pa mbështetjen e OSBE-së.
Para këtyre zgjedhjeve, misioni i OSBE-së në Kosovë i ndihmonte KQZ-së për zbatimin e zgjedhjeve, duke ofruar këshilla të natyrës teknike , gjegjësisht, ka pasur rolin e ndërmjetësuesit.