image Daka: Këto zgjedhje do të jenë më të kushtueshme, kjo bie në barrë të buxhetit të Kosovës

Politikë

Daka: Këto zgjedhje do të jenë më të kushtueshme, kjo bie në barrë të buxhetit të Kosovës

news image

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka deklaruar se në zgjedhjet e fundit të jashtëzakonshme në Podujevë e Mitrovicë Veriore është mësuar se edhe në kushte të pandemisë mund të organizohen zgjedhjet, shkruan Gazeta Sinjali.

Tutje, ajo shtoi ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme vitin e ardhshëm do të jenë më të kushtueshme.

Daka u shpreh se Kushtetuta nuk lejon që të organizohen zgjedhjet në ditë të ndryshme, pasi ajo thotë se është me Kushtetutë e caktuar që zgjedhjet të mbahen ditën e diel.

“Do të ishte mirë të mund të organizoheshin në ditë të ndryshme, por edhe këtu kemi kufizime ligjore. Kushtetuta në obligon që zgjedhjet të mbahen ditën e diel. Ne nuk mundemi ta ndryshojmë as ligjin e as Kushtetutën. Gjithsesi edhe kjo është një prej temave që është dashur të diskutohet gjatë reformës zgjedhore. Gjatë këtyre zgjedhjeve të fundit kemi marrë disa mësime, këto zgjedhje kanë qenë jashtëzakonisht mirë të organizuara. Kemi pasur thuajse zero incidente”, tha ajo.

“Por, çfarë kemi mësuar është se edhe në kushte të pandemisë mund të organizohen zgjedhjet. Por, gjithsesi këto zgjedhje do të jenë më të kushtueshme. Gjithë ato çfarë duhet, përgatitjet në kohë pandemie, kanë kosto më të madhe financiare. Natyrisht kjo bie në barë të buxhetit të Kosovës. Por, jemi para zgjedhjeve, nuk kemi ndryshe si të veprojmë”, përfundoi Daka në KTV.

/Gazeta Sinjali/