image “Daily Mail” shkruan për performancën e Mileyt në Prishtinë

Bota e Yjeve

“Daily Mail” shkruan për performancën e Mileyt në Prishtinë

news image

Gazeta prestigjioze britanike “The Daily Mail”, ka shkruar një artikull për performancën e këngëtares së njohur amerikane, Miley Cyrus në Prishtinë.

Gazeta britanike ka zgjedhur që Mileyn ta komentojë në lidhje me veshjen që ka përzgjedhur që të veshë ajo në festivalin “Sunny Hill”.

Ajo njihet për shfaqejt e saj energjike dhe Miley Cyrus nuk zhgënjeu publikun kur u ngjitë në skenën e Festivalit Sunny Hill në Prishtinë, në Kosovë të premten”, shkruan Daily Mail, transmeton Sinjali.

Më tutje, në artikullin e kësaj gazete përshkruhet edhe veshja e këngëtares kontraverse.

Miley Cyrus mbrëmë performoi në festivalin “Sunny Hill”, i cili edhe këtë vit po mbahet në Gërmi të Prishtinës. Ajo për “Sunny Hill Foundation” dhuroi 25 mijë dollarë.

Festivali do të zgjasë deri më 4 gusht dhe priten që të performojnë emra të njohur të skenës muzikore shqiptare dhe asaj botërore./Sinjali/