image Dafina Zeqiri reagon pas publikimit të fotografive me veshje tradicionale

Bota e Yjeve

Dafina Zeqiri reagon pas publikimit të fotografive me veshje tradicionale

news image

Këngëtarja e njohur kosovare, Dafina Zeqiri është njëra ndër artistet më të komentuara në skenën muzikore.

Së fundmi ajo ka njoftuar se është duke punuar në një projekt të ri muzikor, duke ndarë fotografi në rrjete sociale, e cila shihet me veshje tradicionale.

Por, shumë prej komentuesve dhe mediave rozë kanë pretenduar se ajo po martohet.

Me këtë rast, Dafina Zeqiri në një postim ka grumbulluar të gjitha komentet dhe titujt e lajmeve, duke i thënë disa fjalë për to.

https://www.instagram.com/p/CEB3CVNBr5d/?utm_source=ig_embed

“Falemnderit për fejesën, falemnderit për martesën, caktoni datën dhe më dërgoni ftesën”, ka shkruar ajo.

Këto fraza janë pjesë të shkëputura nga kënga e saj “Time Out”, e realizuar rreth gjashtë vite më parë. /Gazeta Sinjali/