image Dafina Zeqiri për vitin 2020: Do ta publikoj albumin si dhe një bashkëpunim ndërkombëtar

Bota e Yjeve

Showbiz/ Dafina Zeqiri për vitin 2020: Do ta publikoj albumin si dhe një bashkëpunim ndërkombëtar

news image

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Dafina Zeqiri, së bashku me ekipin e saj ishin të ftuar në emisionin Review të Nora Haxhës.

Artistja në këtë emision krahas që u përgjigj në “pyetjet me spec”, interpretoi “live” edhe disa prej këngëve të saj, duke dhuruar kështu një spektakël të jashtëzakonshëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë këtij emisioni, Dafina zbuloi se në 2020 do të ketë shumë befasi për fansat e muzikës së saj, duke treguar që do ta publikojë një bashkëpunim ndërkombëtar.  

“Jam shumë e entuziasmuar për vitin 2020, e kemi një projekt të madh që kemi me xhiru me ekipën e La Reina. Unë veç mundem me zbulu që është një projekt, kena me bo diçka që hala su bo në shqiptari nuk e ka bo dhe jashtë asaj kemi me i pasë disa surpriza, bashkëpunime ndërkombëtare”, ka thënë artistja.

Më tutje, ajo ka thënë se ka gati albumin e ri që pritet të publikohet në vitin 2020.

Ndryshe, kujtojmë se “Vuj vuj vuj” është projekti i fundit muzikor i Dafinës. Kënga është pëlqyer teje mase nga publiku dhe deri më tani numëron mbi pesë milionë klikime në YouTube./Gazeta Sinjali/