image Dafina Zeqiri paralajmëron projektin e ri muzikor

Bota e Yjeve

Showbiz/ Dafina Zeqiri paralajmëron projektin e ri muzikor

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri krahas muzikës është tejet aktive edhe në rrjetet sociale, ku numëron miliona ndjekës.

Së fundmi në profilin e saj në rrjetin social Instagram, artistja ka publikuar një video ku shfaqet bionde dhe plot stil, transmeton Gazeta Sinjali.

Por, krahas dukjes, disa nga fansat e këngëtares kanë paralajmëruar se së shpejti do të publikohet një projekt i ri muzikor. Për këto deklarata nuk ka munguar as reagimi i Dafinës, e cila ka preferuar të mos zbulohet shumë rreth këngës.

Krahas komenteve për projektin e ri muzikor, Dafina ka marrë edhe komente të shumta pozitive nga ndjekësit, të cilët nuk kanë hezituar t’i shkruajnë asaj fjalët më të mira.

“Vuj vuj vuj” është projekti i fundit muzikor i artistes. Kënga është publikuar më 14 dhjetor dhe deri më tani numëron mbi 10 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/