image Dafina Zeqiri paralajmëron bashkëpunimin e ri me Taynën

Bota e Yjeve

Showbiz/ Dafina Zeqiri paralajmëron bashkëpunimin e ri me Taynën

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare Dafina Zeqiri, e ka paralajmëruar bashkëpunimin e ri me rep-artisten gjithashtu të njohur shqiptare, Taynën.

Këtë artistja e ka bërë përmes një postimi të bërë në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 1.3 milion ndjekës, transmeton Gazeta Sinjali.

Një bashkëpunim tjetër….@tayna“, ka shkruar ajo sipër imazhit të publikuar.

Artistja nuk ka bërë të ditura detaje të tjera rreth këtij projekti dhe mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur ato për publikun.

Kujtojmë se Dafina dhe Tayna më 11 gusht të këtij viti publikuan kënën “Bye Bye”, e cila rezultoi të jetë tejet e suksesshme. Kënga deri më tani numëron mbi 31 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/