image Dafina Zeqiri ka gati këngën e re, pamje nga xhirimet e klipit

Bota e Yjeve

Showbiz/ Dafina Zeqiri ka gati këngën e re, pamje nga xhirimet e klipit

news image

Dafina Zeqiri është njëra ndër këngëtaret më të dashura për publikun.

Artistja ka arritur që me vokalin dhe stilin unik të bëjë për vete shumë njerëz, transmeton Gazeta Sinjali.

Anipse ka më shumë se 10 vjet në skenë, Dafina arrin që të jetë ndër më të kërkuarat për mbrëmjet muzikore dhe jo vetëm.

Krahas muzikës, artistja është tejet aktive edhe në rrjetet sociale, në të cilat numëron miliona ndjekës.

Së fundmi në rrjetin social Instagram, Dafina ka publikuar disa fotografi nga sheshi i xhirimeve i klipit të ri. Duke mos zbuluar shumë për ndjekësit, ajo ka pasqyruar me imazhe se si është të ndërrosh rrobat në veturë kur ke një skenë tjetër për të xhiruar.

https://www.instagram.com/p/B3uz8hZB8a1/
https://www.instagram.com/p/B3wOcV1huzL/

Ende nuk dihet se për çfarë projekti muzikor bëhet fjalë dhe mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ajo për publikun.

Ndryshe, “Kapma doren” është projekti i fundit muzikor i artistes. Kënga është publikuar në muajin shtator dhe deri më tani numëron mbi 1 milion klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/