Këngëtarja shumë e përfolur shqiptare Dafina Zeqiri, ka treguar publikisht se cila këngë po i pëlqen në festivalin e muzikës moderne “Kënga Magjike 2019”.
Artistja këtë e ka bërë përmes një videoje të publikuar në InstaStory, transmeton Gazeta Sinjali.
Bëhet fjalë për këngën “Marova” të kantatures së njohur shqiptare Filloreta Raçi-Fifi.
Dafina ka vendosur vetëm dy emoji sipër videos së publikuar, duke lënë të kuptohet që po i pëlqen kënga.
Kujtojmë se Fifi para pak ditëve publikoi këngën garuese të festivalit “Kënga Magjike”. Kënga u mirëprit nga publiku dhe deri më tani numëron mbi 860 mijë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/