image Dafina Zeqiri e ka gati këngën e re, tregon se kur do të publikohet

Bota e Yjeve

Showbiz/ Dafina Zeqiri e ka gati këngën e re, tregon se kur do të publikohet

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri e ka gati projektin e ri muzikor dhe do ta publikojë këtë muaj.

Këtë e ka bërë të ditur vetë artistja përmes rrjetit social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.

“Kënga e re këtë muaj”, ka shkruar ajo shkurtimisht në mbishkrimin e fotografive.

https://www.instagram.com/p/B9olBz8B7nk/?utm_source=ig_embed

Artistja nuk ka bërë të ditura detaje të tjera rreth këtij projekti dhe mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur për publikun.

“Merri krejt”, është projekti i fundit muzikor i Dafinës. Kënga deri më tani numëron mbi 2 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/