Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri e ka gati projektin e ri muzikor dhe do ta publikojë këtë muaj.
Këtë e ka bërë të ditur vetë artistja përmes rrjetit social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.
“Kënga e re këtë muaj”, ka shkruar ajo shkurtimisht në mbishkrimin e fotografive.
Artistja nuk ka bërë të ditura detaje të tjera rreth këtij projekti dhe mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur për publikun.
“Merri krejt”, është projekti i fundit muzikor i Dafinës. Kënga deri më tani numëron mbi 2 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/