image Dafina Zeqiri e dashuruar marrëzisht me DJ Geek

Bota e Yjeve

Showbiz/ Dafina Zeqiri e dashuruar marrëzisht me DJ Geek

news image

Dafina Zeqiri dhe DJ Geek nuk ka shumë kohë që e kanë pranuar haptazi lidhjen e tyre të dashurisë. Që nga ai moment, dyshja nuk kanë hezituar ta shfaqin dashurinë e tyre në publik.

Së fundmi, në një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram, dyshja janë parë tejet të dashuruar, transmeton Gazeta Sinjali.

Kjo foto nuk i ka shpëtuar syrit të mediave, teksa nuk kanë munguar dhe komentet e shumta nga ndjekësit e tyre.

“Merri krejt”, është projekti i fundit muzikor i Dafina Zeqirit. Kënga është publikuar më 13 shkurt dhe qysh në fillim ka marrë komente të shumta pozitive nga publiku./Gazeta Sinjali/