image Dafina Zeqiri arrin suksesin e parë me këngën "Merri krejt"

Bota e Yjeve

Showbiz/ Dafina Zeqiri arrin suksesin e parë me këngën “Merri krejt”

news image

Artistja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri ka shënuar suksesin e parë me këngën e re, “Merri krejt”.

Kënga që është publikuar më 12 shkurt tanimë në kanalin YouTube numëron mbi 1 milion klikime, shkruan Gazeta Sinjali.

Suksesit të këtij projekti i është gëzuar Dafina, e cila nuk ka hezituar t’u tregojë ndjekësve të saj që “Merri krejt”, ka arritur mbi 1 milion klikime.

Krahas klikimeve, kënga “Merri krejt” ka marrë edhe komente të shumta pozitive nga publiku./Gazeta Sinjali/