image Dafina i gëzohet suksesit të këngës së fundit, ka një lajm të mirë për fansat

Bota e Yjeve

Showbiz/ Dafina i gëzohet suksesit të këngës së fundit, ka një lajm të mirë për fansat

news image

Dafina Zeqiri është njëra prej artisteve shqiptare më aktive në skenën muzikore.

Këngëtarja ka publikuar projekte të reja muzikore për çdo muaj përgjatë gjithë vitit 2019 dhe siç duket këtë “zakon” do ta vazhdojë edhe në vitin 2020, shkruan Gazeta Sinjali.

Dafina Zeqiri përmes rrjetit social Instagram, ka njoftuar se projekti i fundit muzikor i saj ka arritur mbi 10 milionë klikime në kanalin YouTube. Për këtë sukses artistja ka falënderuar publikun, kështu duke treguar që këtë muaj do ta publikojë këngën e re.

Ju dua të gjithëve. Gëzuar për 10 milionë në një muaj. Kënga e re publikohet këtë muaj”, ka shkruar ajo në gjuhën angleze.

Artistja nuk ka zbuluar detaje të tjera rreth këtij projekti dhe mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ajo për publikun./Gazeta Sinjali/