image Daçiqi ofendon shqiptarët që i thonë se është njeri i Rusisë

Rajon

Serbi/ Daçiqi ofendon shqiptarët që i thonë se është njeri i Rusisë

news image

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, është i bindur se Prishtina do të heq taksën për mallrat nga Serbia pas formimit të një qeverie të re.

Sipas mediave serbe, Daçiq ka thënë se nuk ka afate kohore për marrëveshjen Beograd-Prishtinë, dhe se amerikanët thonë se ata nuk po vijnë në Ballkan për të kushtëzuar askënd, por se ata duan të ndihmojnë.

“Nëse do të ndërmjetësonin një marrëveshje, atëherë opsioni optimal është të arrihet një marrëveshje deri në fund të fushatës së tyre presidenciale, diku në mes të vitit 2020. Sidoqoftë, nëse do të jetë kështu, kjo nuk dihet”, deklaron Daçiq.

Megjithatë, sipas tij, gjëja më e rëndësishme është që Shtëpia e Bardhë të propozojë qartë: Marrëveshja duhet të jetë një fitore e të dyja palëve, serbëve dhe shqiptarëve.

Kur bëhet fjalë për integrimin evropian, ai mendon se është jorealiste që Serbia të anëtarësohet së shpejti në BE.

Ndërsa duke folur për marrëdhëniet me Rusinë, ai shprehet se ka ofenduar shqiptarët që e shohin atë si një “njeriu i Rusisë”.

“Këta janë budallenj. Unë nuk jam as njeri i Rusisë, as i Amerikës. Unë punoj vetëm për Serbinë. Por ka një gjë që sa herë që kam ndonjë problem, mund t’i mbështetem vëllait tim Sergey Lavrov. Asnjëherë nuk i ka ndodhur askujt në Moskë ose mua ose Vuçiqit që të na thuhet se duhet të bëjmë diçka ose nuk duhet të bëjmë diçka. Ata janë gjithmonë aty për të ndihmuar, por ata respektojnë pikëpamjet dhe interesat tona”, citohet të ketë thënë Daçiq.