Kryetari i Kuvendit të Serbisë raportohet se ka biseduar me homologun e tij nga Egjipti, Hanafy El Gebali, duke tentuar për të siguruar tërheqjen e njohjes së Egjiptit për Kosovën.
Lidhur për këtë ka reaguar ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, duke kujtuar një telefonat që ka pasur me ministrin e Jashtëm të Egjiptit gjatë kohës kur ajo ishte në detyrë.
“Në dritën e përpjekjes së fundit të dështuar të Ivica Daçiqit për të fituar një ‘çnjohje’ të Kosovës ndërsa ‘lobonte’ me premtime të paligjshme për donacione të vjetruara armësh, kujtoj një telefonatë shumë të mirë me ministrin e Jashtëm të Egjiptit një vit më parë. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës duhet ta ndjekë rrjedhën e planeve të rezultuara”, ka shkruar Stublla.
Ish-ministrja shkruante atëherë se me kryediplomatin e Egjiptit kishin diskutuar për “modalitetet për të thelluar dhe forcuar lidhjet tona dypalëshe politike dhe diplomatike në të ardhmen e afërt”.
Ndërkohë, Egjipti e ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2013./GazetaSinjali/