image Daçiq: Osmani është kundër për çdo gjë me Serbinë, më e zezë se Vlora Çitaku

Politikë

Daçiq: Osmani është kundër për çdo gjë me Serbinë, më e zezë se Vlora Çitaku

news image

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka fyer ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Sipas tij, Osmani është për çdo gjë kundër, përcjellë Gazeta Sinjali.

Kemi në Kosovë Vjosa Osmanin që për çdo gjë është kundër kur bëhet fjalë për Serbinë”, tha Daçiq, teksa moderatorët e emisionit ia kujtuan përplasjet e tij edhe me ish-ambasadoren e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, gjatë seancave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. “Vjosa është 10 herë më e zezë sesa Vlora Çitaku”, shtoi ai në programin e mëngjesit në “Tv Happy”.

Daçiqi ka folur edhe për zgjedhjet në Kosovë që pritet të mbahen së shpejti. Ka thënë se është krijuar një praktikë që sa herë ka bisedime me Serbinë dhe që është afër të arrihet ndonjë marrëveshje, në Kosovë shpallen zgjedhje.

Ai pret që serbët të dalin edhe më të fortë dhe më të bashkuar nga zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.

/Gazeta Sinjali/