Kryekuvendari i Serbisë, Ivica Daçiq, është shprehur sot se nuk do të lejoj që të hiqet Republika Srpska nga Bosnja dhe Hercegovina.
Po ashtu ai ka thënë se nuk do të lejoj që Bosnja dhe Hercegovina të njohë Kosovën.
“Ne nuk mund të lejojmë dikë të sfidojë Republika Srpska, të kërkojë heqjen e saj, ose të kërkojmë që BeH të njohë pavarësinë e Kosovës. Ne nuk e kemi toleruar atë deri më tani, dhe nuk do ta bëjmë as në të ardhmen”, tha Daçiq në një intervistë për Srna./Gazeta Sinjali/