image Daçiq nga Beogradi e refuzon kërkesën e Grenellit në Kosovë - Sinjali

Reagimi/ Daçiq nga Beogradi e refuzon kërkesën e Grenellit në Kosovë

news image

Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i ka penguar shumë një deklaratë e të dërguarit të posaçëm të Trumpit, Richard Grenell sot në Kosovë.

Kërkesën që Grenell tha se do t’ia bëj Serbisë, Daçiq e ka refuzuar ende pa e pranuar verbalisht, shkruan Gazeta Sinjali.

Grenell tha se kërkesa e Washingtonit është që Kosova ta heq taksën, e Serbia ta ndalë fushatën kundër njohjeve të pavarësisë së Kosovës. Nga Serbia, Daçiq tha se ndalja e fushatës nuk mund të kompensohet me heqjen e taksës.

“Ndalja e fushatës për heqjen e njohjeve nuk mund të kompensohet me heqjen e taksës”, ka thënë Daçiq.

Ai shtoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka rikujtuar se pozicioni i Beogradit do të mbetet i njëjtë, dialogu duhet të vazhdojë, por përpara kësaj të hiqet taksa.

Pas takimeve të sotme me liderët kosovarë, Richard Grenell nesër do ta vizitojë Serbinë, ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin