image Dështimi i Pacollit, s’ka njohje që 18 muaj
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Dështimi i Pacollit, s’ka njohje që 18 muaj

news image

Behgjet Pacolli, është ministri i Punëve të Jashtme, që i ka sjellur më së paku njohje shtetit të Kosovës, që nga marrja e këtij posti.

Që një vit e gjysmë apo saktë që nga data 15 shkurt 2018 asnjë shtet i botës nuk e ka njohur Kosovën shtet të pavarur.

Kryediplomati, Behgjet Pacolli, për përiudhën 18 mujore, Kosovës i sjelli vetëm një njohje- atë të Ishujve Barbados.

Vendi besohet se do të shkojë në zgjedhje edhe një muaj, kësisoj, Pacolli, pritet ta marrë epitetin si ministri që i sjelli më së paku njohje Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Në anën tjetër homologu i tij serb, Ivica Daciç, vazhdimisht bën propagandë kundër Kosovës. Ashtu si ish-shefi i tij, Sllobodan Millosheviq, Ivica Dacic, vazhdon politikën e egër ndaj Kosovës. Daciç punon dhe lobon kundër Kosovës, pretendon se deri më tani ka arritur t’i bindë disa shtete që t’ia heqin njohjen shtetit tonë.

Në tërë këtë situatë, zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme thonë se po punohet vazhdimisht për sjelljen e njohjeve të reja për Kosovën.

Po ashtu Daciç kishte shpërndarë materiale që e paraqisnin Kosovën si vend të tmerrshëm pak para votimit për anëtarësim në Interpol. Si pasojë e kësaj propagande, shteti ynë dështoi të bëhej pjesë e kësaj organizate. /Gazeta Sinjali