image Curri la 50 mijë euro dorëzani për t’u liruar nga paraburgimi

Kosovë

Drejtësi/ Curri la 50 mijë euro dorëzani për t’u liruar nga paraburgimi

news image

Ismet Osmani i njohur si Curri është liruar nga paraburgimi gjatë ditës së sotme. Gjykata Themelore e Prishtinë ka njoftuar se Currit i është zëvendësuar masa e paraburgimit me masën e dorëzanisë në vlerë prej 50 mijë eurove.

“Lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, gjyqtarja e procedurës paraprake sot me datë 11.10.2019 ka aprovuar propozimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë që të pandehurit I.O t’i zëvendësohet masa e paraburgimit me masën e dorëzanisë në vlerë prej 50 mijë euro”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Sipas njoftimit, Gjykata ka konstatuar se janë plotësuar kushtet ligjore për zëvendësimin e masës së paraburgimit si masë më e rëndë, me masën e dorëzanisë si masë më e butë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë.

Më herët për Gazetën Sinjali, avokati i Currit, Alban Arifi, ka thënë se klienti i tij është liruar për shkak se nuk ka më arsye që të mbahet në paraburgim.

“Është liruar sot nga paraburgimi, kanë pushuar shkaqet e arrestimit dhe nuk ka më arsye për mbajtjen e tij në paraburgim, është ende në fazën e hetimit dhe nuk ka ndonjë aktakuzë të ngritur”, ka deklaruar avokati i Osmanit, Alban Arifi./Gazeta Sinjali.