Gazeta Sinjali raportoi sonte për një rast të dhunës në familje që u denoncua nga aktori Çun Lajçi, i cili mbrëmë pas mesnate e ka denoncuar të birin e tij. Ai dhe gruaja e tij kanë qenë viktima të dhunës dhe dyshohet se u kërcënuan me thikë nga djali i dehur 38-vjeçar. Policia e ka konfiskuar mjetin e mprehtë, teksa i dyshuari është arrestuar dhe ndaluar.
Për rastin është deklaruar edhe vet aktori. Lajçi e ka konfirmuar se e ka raportuar rastin në Polici, duke thënë se djali i tij ishte i dehur dhe për të mos e lënduar dikë ka lajmëruar policinë.
“E vërteta asht se djali ishte i dehur! Nji gotë e kishte thye me dorë dhe i rridhte gjak. Unë e thirra policinë që t’merret me rastin, tue u frigua se mund ta sulmonte dikend, apo edhe mua si prind”, shkroi ai.
Megjithatë Sinjali ka informacione se ai është lënduar me thikën që më pas është konfiskuar nga Policia si dëshmi dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje.
Postimi i tij i plotë:
Kundërpërgjigje
—portaleve që për nji cent e therin njeriun!
A jeni n’vete ore?
E vërteta asht se djali ishte i dehur! Nji gotë e kishte thye me dorë dhe i rridhte gjak. Unë e thirra policinë që t’merret me rastin, tue u frigua se mund ta sulmonte dikend, apo edhe mua si prind!
Tani: Si ka mundësi që për nji cent ma shumë tentoni ta shkatërroni nji familje tue i shtrembnue t’vërtetat!
Djali asht i imi e alkoholi asht i shtetit e shoqnia për nji cent të vret!
Faleminderit që brengoseni, por djali asht i imi, i mirë i keq ky që asht!
Kaq!