image Cramon për vazhdimin e mandatit të Eulex-it: Forcon rendin dhe ligjin në Kosovë

Politikë

Cramon për vazhdimin e mandatit të Eulex-it: Forcon rendin dhe ligjin në Kosovë

news image

Eurodeputetja gjermane, Viola Von Cramon ka reaguar pas zgjatjes së mandatit të Eulex-it në Kosovë.

Cramon tha se kjo do ta ndihmojë forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

“Lajm i mirë nga EULEX! Do ta vazhdojë punën e tij të rëndësishme për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë”, ka shkruar ajo në Twitter.

Ajo gjithashtu ka ripostuar shkrimin e përfaqësuesit tjetër të Bashkimit Evropian, Lars-Gunnar Wigemark.

“E mirëpresim dakordimin e Presidentit Hashim Thaci me përfaqësuesin e BE’së, Joseph Borellit, të cilët, përmes shkëmbimit të letrave, janë pajtuar për zgjatjen e mandatit të Eulexit edhe për një vit, për shkak të Covid 19. Ne qëndrojmë të përkushtuar plotësisht në partneritetin tonë për drejtësi, me të gjithë homologët nga Kosovë, në këtë kohë kritike”, ka shkruar ai. /Gazeta Sinjali/