image Crammon falënderon Kosovën që po strehon 20 gazetarë ukrainas

Botë

Crammon falënderon Kosovën që po strehon 20 gazetarë ukrainas

news image

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka falënderuar Kosovën për strehimin e 20 gazetarëve ukrainas.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, njoftoi sot se qeveria e Kosovës ka vendosur që t’i pranojë 20 gazetarë ukrainas të cilët janë larguar nga vendi i tyre shkaku i agresionit rus.

Kurti tha se do t’i përkrahin gazetarët ukrainas dhe do t’ua mundësojnë punën nga distanca.

“Faleminderit për përkrahjen e Ukrainës dhe gazetarëve të saj, Federatës Evropiane të Gazetarëve dhe Qeverisë së Kosovës”, shkroi Von Crammon në Twitter.

“Qeveria jonë ka vendosur që të pranojë 20 gazetarë nga Ukraina në Kosovë. Ata janë detyruar që ta lënë atdheun e tyre nga invazioni rus. Në përkrahje dhe solidaritet me Ukrainën dhe popullin e saj, në bashkëpunim me Federatën Evropiane të Gazetarëve ne do t’ua mundësojmë atyre të punojnë nga distanca”, njoftoi sot Kurti.

/GazetaSinjali/