image COVID-19 në Kosovë, 1 mijë e 572 raste aktive

Shëndetësi

COVID-19 në Kosovë, 1 mijë e 572 raste aktive

news image

Situata me COVID-19 në Kosovë është rënduar ditëve të fundit, shkruan Gazeta Sinjali.

Vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 137 raste të reja, ndërsa është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tash në vendin tonë janë infektuar 16 mijë e 891 persona me koronavirus, prej të cilëve 14 mijë e 666 janë shëruar, ndërsa 653 kanë humbur jetën në betejën me këtë virus.

Numri i rasteve aktive është 1 mijë e 572.

/Gazeta Sinjali/