image COVID-19 në Gjilan: 271 raste aktive, kërkohet për respektim të masave

Shëndetësi

COVID-19 në Gjilan: 271 raste aktive, kërkohet për respektim të masave

news image

Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së koronavirusit, nën udhëheqjen e drejtorit për Shëndetësi, Selami Xhemaili ka mbajtur sot mbledhjen e radhës për vlerësimin e situatës së përballjes me sëmundjen infektive, shkruan Gazeta Sinjali.

Drejtori Xhemaili ka njoftuar se aktualisht Gjilani ka 271 raste aktive, teksa në emër të Komitetit ka apeluar të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat antiCOVID-19, duke filluar nga bartja e maskave, respektimi i distancës dhe pastrimi i duarve.

Që nga fillimi i pandemisë, Gjilani ka 1 mijë e 552 raste pozitive në total, 1 mijë e 229 persona të shëruar, 271 raste aktive, 52 të vdekur, 28 në hospitalizim dhe 163 mostra në pritje. /Gazeta Sinjali/