image COVID-19 në botë, SHBA rifillon tubimet politike, mbushen plazhet në Brazil

Botë

COVID-19 në botë, SHBA rifillon tubimet politike, mbushen plazhet në Brazil

news image

Më shumë se 7.8 milionë persona janë prekur nga COVID-19 dhe mbi 430 mijë kanë humbur jetën në të gjithë botën, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Vendi më i prekur mbetet Amerika. Pavarësisht kësaj, presidenti Donald Trump do të rinisë tubimet për fushatën elektorale, por u kërkon pjesëmarrësve që të mos e padisin nëse infektohen me COVID-19 gjatë takimeve elektorale të tij.

Ndërkohë, Brazili vijon me lehtësimin e kufizimeve pavarësisht situatës së rëndë. Plazhet në Rio de Zhaneiro u mbushën me pushues, të cilët nuk respektonin distancimin fizik.

Ky shtet i Amerikës Latine rendit pas Shteteve të Bashkuara dhe raporton një total prej 850 mijë të prekurish nga koronavirusi dhe 42 mijë e 700 viktima./Gazeta Sinjali/