image COVID-19 ia merr jetën pediatrit nga Peja - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

55.135

Të shëruar

48.572

Të vdekur

1.399

COVID-19 ia merr jetën pediatrit nga Peja

news image

Spitali i Pejës ka njoftuar se si pasojë e infektimit me COVID-19, sot ka ndërruar jetë pediatri që ka shërbyer në këtë spital, Gëzim Berisha.

Në njoftim thuhet se ai ishte infektuar duke ju shërbyer pacientëve, përcjellë Gazeta Sinjali.

Ky është njoftimi i plotë i spitalit.

Pikëllim e dhimbje sot ka secili punëtor i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë. Pediatri ynë duke ju shërbyer pacientëve u infektua me Covid-19 dhe sot Dr. Gëzim Berisha humbi betejën me Covid-19.

Si njeri e si Mjek gjithmonë ishe njerëzor, i dashur dhe punëtor.

Gjithmonë ishe në shërbim të pacientëve në luftë e pas saj.

Në zemrat tona sot kanë dhimbje, ndërsa ti Dr. Gëzim do të jesh gjithmonë në zemrat dhe kujtesën tonë, sepse ashtu siç e kishe emrin gjithmonë të gjithë i gëzoje.

Pusho i qetë në parajsë Dr. Gëzim Berisha.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: