Doktori, Ramë Morina nga Malisheva si pasojë e infektimit me COVID-19 ka ndërruar jetë sot në orët e hershme të mëngjesit, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmi për vdekjen e tij e ka bërë të ditur ish- kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Malishevë, Salih Morina.
Ky është shkrimi i plotë i Morinës:
I pikëlluar për vdekjen e Doktorit të mirënjohur të Komunës së Malishevës, Ramë Morina.
Doktori ishte një profesionist i jashtëzakonshëm në sferën e Mjekësisë, mbi të gjitha humanist dhe personalitet i çmueshëm për shoqërinë.
Shprehë ngushëllimet e mija të sinqerta për familjen, miqtë, dhe gjithë ata që e njohën.