Mesfushori i Barcelonës, Philippe Coutinho është operuar pas një lëndimi në gju.
Po ashtu, Coutinho pritet të mungojë për rreth tre muaj, transmeton Sinjali Sportiv.
“Coutinho i është nënshtruar një operacioni të suksesshëm në meniskun e jashtëm të gjurit të tij të majtë“.
“Vendimi është se ai do të jetë jashtë veprimtarisë për afërsisht tre muaj”, thuhet në deklaratën e Barcelonës.