Philippe Coutinho nuk pritet të rikthehet tek Barcelona sezonin e ardhshëm.
Braziliani u transferua tek klubi i Aston Villas në janar të këtij viti në formë huazimi 6-mujor, me një opsion blerje në mënyrë të përhershme për rreth 33 milionë funte në fund të sezonit.
Coutinho kishte një kontratë me klubin e Barçës deri në vitin 2023, por Steven Gerrard, trajneri i tij te Villa, ka bërë presion shumë për ta mbajtur atë në pronësi.
Siç raporton Mundo Deportivo, Barcelona do të kërkojë rreth 15 deri 20 milionë nga Aston Villa për të lejuar 29-vjeçarin të largohet përfundimisht nga Barcelona, përcjell Sinjali Sport.
Mes asaj që fitohet nga shitja e tij dhe asaj që ruhet nga paga vjetore e tij për sezonin e ardhshëm, Barça do të arrijë një ndikim pozitiv prej rreth 40 milionë funteve.