Ekipi i Bayern Munchen nuk është i kënaqur me paraqitjet e Philppe Coutinhos.
Ata kanë vendosur që të mos e aktivizojnë mundësinë e blerjes nga Barcelonës, transmeton Gazeta Sinjali.
Braziliani për momentin është vetëm i huazuar tek gjiganti gjermani, por së shpejti do t’i duhet që të gjej një skuadër të re.
Coutinho pas dy sezoneve tek Barcelona nuk arriti të tregoj vlerat e tij, prandaj katalunasit e huazuan atë tek Bayern Munchen.
Ekipet nga Premier Liga si Chelsea dhe Liverpool po e monitorojnë situatën e Coutinhos./Gazeta Sinjali/