Futbollisti i njohur brazilian, Philippe Coutinho, vitin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Bayern Munchen-it.
Coutinho nuk i ka bindur drejtuesit e këtij klubi që ta blejnë për 120 milionë euro, aq sa është klauzola në kontratën për huazim.
Ai ishte huazuar verën e kaluar nga skuadra e Barcelonës për 8.5 milionë euro.
Sipas asaj që raporton “Bild”, një shifër e tillë është shumë e madhe për mesfushorin brazilian, i cili nuk është se ka bindur mjaftueshëm për një impenjim të tillë financiar./Gazeta Sinjali/