image Courtois shpjegon pritjen e penalltisë së Messit: E kam studiuar mirë

Futboll

Courtois shpjegon pritjen e penalltisë së Messit: E kam studiuar mirë

news image

Thibaut Courtois ka pranuar që ai e ka “studiuar” shtatë herë fituesin e Topit të Artë para se të luajë ndeshjen kundër Ligës së Kampionëve

Portieri i Real Madridit, ka shpjeguar pritjen heroike të penalltisë së Lionel Messi, duke thënë se e dinte se si ylli i Paris Saint-Germain do të godiste me të majtën e tij.

Portieri i Madridit tha se ai ka studiuar teknikat e penalltisë të shtatë herë fituesit të Topit të Artë para kësaj gare dhe si t’i priste 11 metërshat.

“E kam studiuar atë. Ai e kishte humbur një me Barcelonën (kundër Courtois në vitin 2013) por e kishte goditur shtyllën dhe ai e kishte humbur një me Paris duke goditur në anën e djathtë”.

“Thashë vetmevete që ai ka më shumë besim të godasë në anën e majtë. Ai kishte shënuar në këtë kënd me Bruges, por ashtu kundër Nice në Kupën e Francës kështu që u hodha në të majtë dhe e prita”.

Humbjet e penalltive nga Messi

Humbja e penalltisë kundër Madridit ishte e pesta e tij në 23 përpjekje në Ligën e Kampionëve. Huqjet e tjera ishin gjatë qëndrimit të tij 21 vjeçar në Barcelonë.

Vetëm legjenda e Arsenalit, Thierry Henry ka humbur më shumë penallti në histori të kësaj gare.

Courtois nuk duhet ta marrë gjithçka të sigurt kur do të përballet me Messi në ndeshjen e dytë në Santiago Bernabeu, pasi që ai e di që 34 vjeçari ka talent që në çdo moment të krijojë magji gjatë ndeshjes.

“Ai nuk ka shënuar shumë gola kundër meje, por kundër këtyre lojtarëve të mëdhenj si; Leo, Neymar dhe Di Maria, ju duhet të jeni të kujdesshëm”, shtoi ai.  /Gazeta Sinjali Sporti/