Këngëtarja, Adelina Thaçi, ka shprehur mallin dhe mërzinë e saj për humbjen e babait të saj, aktorit të komedisë, Rasim Thaçit – Cimës.
Në Bajramin e parë pa të, Adelina ka bërë një urim shumë prekës dedikuar Cimës.
Ajo ka thënë se do të ha bakllavë për të, pasi që aktori e kishte shumë merak këtë ëmbëlsirë.
“Bab’, jam pa fjalë sot… Me fat Bajrami atje në parajsë ku je, e copën e bakllavës kam me hangër për ty, edhe mos më shkoftë fytit teposhtë, do ta shtyj me ujë, se e di që i ke pas shumë merak.”
“Me fat Bajramin të gjithë ju miq e familjarë, festofshi gjithmonë bashkë me shëndet e gëzime”, shkroi ajo në Instagram.