image ZYRTARE: Copa America pezullohet, mësoni arsyen

Futboll

ZYRTARE: Copa America pezullohet, mësoni arsyen

news image

Teksa Kampionati Evropian këtë vit pritet të luhet në disa shtete dhe atë me praninë e një numri të reduktuar të tifozëve, njëjtë nuk do ndodh edhe në Copa America, përcjell Sinjali Sport.

Kjo garë, e planifikuar të zhvillohet në Argjentinë është pezulluar.

Kjo po ndodh për shkak se në Argjentinë situata me pandeminë COVID-19 është përkeqësuar prandaj Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut (Conmebol) ka vendosur që Kupa e Amerikës do të duhet të ndryshojë vendndodhjen vetëm dy javë para fillimit.

Përmes një postimi në llogarinë e tyre në “Twitter”, CONMEBOL njoftoi se do t’i analizojë ofertat nga vendet tjera që shprehin interesim për organizimin e kësaj gare.

Copa America fillon në të njëjtën datë sikur Kampionati Evropian, më 11 qershor, kurse përfundon me datë 10.  /Gazeta Sinjali Sporti/