image Messi i gatshëm të luftojë deri në fund për trofeun e Copa Americas

Futboll

Messi i gatshëm të luftojë deri në fund për trofeun e Copa Americas

news image

Në shtetin e Brazilit është duke u zhvilluar “Copa America 2021”, teksa argjentinasit po pretendojnë të kurorëzohen me titull pas shumë viteve, transmeton Sinjali Sport.

Kapiteni dhe lojtari i tyre kryesor, Lionel Messi, ka thënë se ata janë gati për të luftuar në çdo ndeshje.

“Ne jemi gati të garojmë dhe do të vazhdojmë të luftojmë për të fituar çdo ndeshje. Forca Argjentina” ka shkruar 33-vjeçari në “Facebook”.

Ndryshe, Argjentina momentalisht renditet e dyta në Grupin A, me një pikë nga një ndeshje të zhvilluar deri më tani.

Argjentina ndeshjen e parë e zhvilloi ndaj Kilit, ndeshje e cila u mbyll baras 1-1. /Gazeta Sinjali Sporti/