image Conte shpallet trajneri i vitit në Serie A, mposht kolegun e tij për një votë

Futboll

Conte shpallet trajneri i vitit në Serie A, mposht kolegun e tij për një votë

news image

Antonio Conte është emëruar ‘Trajneri i Vitit’ në Serie A për sezonin 2020-21, pasi Interi mori titullin, duke mposhtur trajnerin e Milanit Stefano Pioli me një votë më tepër.

I transferuar tani në Tottenham Hotspur pasi u largua nga Interi me pëlqim të ndërsjellë në verë, Conte i ndihmoi ‘Nerazzurrët’ të fitojnë Scudetton e tyre të parë në një dekade, shkruan Sinjali Sport.

Ai mposhti Milanin në vendin e parë në garën për titull vitin e kaluar, dhe tani e ka mposhtur edhe në çmimin individual homologun e tij, pasi Conte mori 20 vota për ‘Panchina d’Oro’, krahasuar me 19 për trajnerin ‘Rossoner’, Stefano Pioli.

Vendi i tretë shkoi për teknikun e Atalantës, Gian Piero Gasperini, i cili mori tetë vota nga bashkëmoshatarët e tij.

“Jam i lumtur sepse ky është një çmim i votuar nga kolegët e mi në profesionin e trajnerit. Dëshiroj ta ndaj këtë njohje me stafin tim dhe lojtarët me të cilët ndava rrugëtimin e sezonit të kaluar te Interi”, u shpreh italiani.

Kjo është hera e katërt që Conte fiton çmimin ‘Panchina d’Oro’ si trajneri më i mirë i vitit në Serie A.

/GazetaSinjaliSport/