image Conte mund të rikthehet në futbollin anglez

Futboll

Conte mund të rikthehet në futbollin anglez

news image

Antonio Conte mund ta zëvendësojë Artetan te Arsenali.

Ish-trajneri i Interit, Antonio Conte po shihet si kandidat potencial për ta zëvendësuar Mikel Artetan në krye të skuadrës së Arsenalit.

Mediumet britanike kanë raportuar të hënën se drejtuesit e Arsenalit po mendojnë shkarkimin e Artetas pas startit të dobët në Premier League.

Në ndeshjen e parë të këtij sezoni, Arsenali pësoi humbje 2:0 nga Brentfordi dhe kjo ka bërë që e ardhmja e Artetas të jetë në dyshim.

Conte, aktualisht është i papunë pasi u largua nga Interi në fund të sezonit të shkuar pasi e fitoi titullin e kampionit të Italisë. Conte ka fituar tituj edhe me Chelsean e Juventusin. Arteta është trajner i Arsenalit. /Gazeta Sinjali Sporti/