image Conte këshillon publikisht futbollistët e Interit: Bëni më pak seks, ose bëni kështu

Futboll

Konferenca/ Conte këshillon publikisht futbollistët e Interit: Bëni më pak seks, ose bëni kështu

news image

Trajneri i Interit, Antonio Conte u ka dhënë futbollistëve të tij disa këshilla publike për jetën e tyre intime.

Conte në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme kundër Torinos, ka thënë se lojtarët e tij duhet të bëjnë sa më pak seks në periudhë ndeshjesh, transmeton Gazeta Sinjali.

“Seksi për lojtarët? Sa më pak. Në periudhë ndeshjesh raportet seksuale nuk duhet të zgjasin shumë. Duhet që të ketë sforco minimale. Kështu, i bie që të rrinë poshtë partneres që të mos lodhen”, tha Conte.

Interi nesër zhvillon ndeshjen e rëndësishme kundër Torinos si mysafir. Ndeshja nis nga ora 20:45. /Gazeta Sinjali/