Antonio Conte është gati të nis aventurën e tij të re, transmeton Sinjali Sport.
Ish-trajneri i Interit, Antonio Conte është gati të nis aventurën e tij të re, por ka disa parakushte që duhen plotësuar.
Sipas “Don Balon”, strategu italian ka katër kërkesa në mënyrë që të firmos për “Los Blancos”.
E para do të ishte përforcimi i mbrojtjes, dhe transferimi i Alabas mund të jetë një tregues i mirë që Conte mund të luajë me një “treshe” në mbrojtje, pasi austriaku luan edhe në pozitën e qendërmbrojtësit.
Kërkesa e dytë është kontrata, “Los Blancos” i kanë ofruar kontratë dy-vjeçare ndërsa Conte dëshiron kontratë tre-vjeçare.
Kërkesat tre dhe katër janë më të vështira, bëhet fjalë për dy lojtarë me të cilët Antonio Conte kishte punuar.
N’Golo Kante dhe Romelu Lukaku janë dy dëshirat e kërkuara nga Conte për ta kthyer skuadrën në rrugë të duhur për trofe. /Gazeta Sinjali Sporti/