image Conte del pozitiv me Covid

Futboll

Conte del pozitiv me Covid

news image

Antonio Conte ka rezultuar pozitiv me COVID, por nuk pritet të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Tottenham në Premier League kundër Brighton, transmeton Sinjali Sport.

Trajneri 52-vjeçar italian ka qenë në izolim prej disa ditësh, por nuk vuan nga asnjë simptomë dhe në përgjithësi është në gjendje të mirë shëndetësore, raportojnë Spurs. Për shkak të kësaj, ata shpresojnë se ai do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e radhës kundër “Pulëbardhave” më 16 prill, duke supozuar se ai mbetet pa simptoma.

Conte konfirmoi në një intervistë disa muaj më parë se ishte vaksinuar për COVID dhe kjo do ta ndihmojë atë të shërohet shpejt nga virusi.

Tottenham ka fituar katër ndeshjet e fundit radhazi në Premier League dhe ata po duken tani favorit në luftën për vendin e 4-të, duke shpresuar të mposhtin rivalët Arsenal për vendin e fundit në Ligën e Kampionëve.

/GazetaSinjaliSport/