image Çollaku e Surroi ndër të dyshuarit për ndërtime pa leje

Kosovë

Ekskluzive/ Çollaku e Surroi ndër të dyshuarit për ndërtime pa leje

news image

Në aksionin e gjerë policor që u zhvillua dje në Brezovicë, subjekt i inspektimit ishin një varg objektesh afariste dhe atyre të dedikuara për banim. Sinjali posedon listën e personave që iu inspektuan objektet, ku në mesin e tyre janë edhe persona të njohur për publikun.

Ajo që bie në sy është se subjekt i inspektimit nga organet e rendit ishte edhe patundshmëria e këshilltarit të presidentit Hashim Thaçi, Bekim Çollakut si dhe ajo e publicistit Veton Surroi. Ky i fundit, sipas listës posedon objekt të dedikuar për hotel në bashkëpronësi me Gentian Sulon.

Në listën që posedon Sinjali, gjithashtu rezultojnë të listuara për inspektim edhe objektet afariste të gruas së Sabit Gecit, Sanijes, si dhe ajo e pronarit të “Rezonancës”, Ramadan Idrizi.

Objektet afariste dhe ato për banim u inspektuan nën dyshimet për tejkalim të lejes së ndërtimit në Brezovicë.

“Inspektimi në Brezovicë është bërë me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me me institucione tjera relevante”, tha policia.

Ky aksion do të vazhdojë edhe ditëve në vijim, ndërkaq se a kishte shkelje të kushteve urbanistike dhe mosrespektim të kushteve të lejes së ndërtimit për personat e apostrofuar në këtë artikull, mbetet të vendosin institucionet kompetente. /Sinjali/