Coca-Cola dhe Starbucks i janë bashkuar radhëve të kompanive të mëdha amerikane që pezullojnë operacionet e tyre në Rusi në shenjë proteste ndaj pushtimit të Ukrainës, njoftuan të dy firmat të martën.
“Ne dënojmë sulmet e paprovokuara, të padrejta dhe të tmerrshme ndaj Ukrainës nga Rusia dhe zemrat tona janë me të gjithë ata që janë prekur,” shkroi CEO i Starbucks Kevin Johnson në një letër të martën duke dënuar përpjekjet e Rusisë për luftë, raporton Independent.
Ndërkohë një drejtues i Coca-Colës ka shkruar se “Zemrat tona janë me njerëzit që po durojnë efekte të pandërgjegjshme nga këto ngjarje tragjike në Ukrainë”.